Spektri politik

Spektri politik mundëson përcaktimin e orientimit të përgjithshëm politik të personave që testohen. Funksionon në atë mënyrë që jepet përgjigje në 60 pyetje, të ndara në 5 tërësi tematike.

Pyetjet e përcaktojnë orientimin e përgjithshëm të personit që testohet sipas dy bazave: i majtë/i djathtë dhe liridashës/autoritar. Orientimi i personit do të paraqitet pasi ai të japë përgjigje në të gjitha pyetjet e testit.

Избери јазик | Zgjidh gjuhën:
Македонски Shqip

Spektri politikFilloje testin

Spektri politik është test që mundëson përcaktimin e orientimit të përgjithshëm politik të personave që testohen. Funksionon në atë mënyrë që jepet përgjigje në 60 pyetje, të ndara në 5 tërësi tematike.

Pyetjet e përcaktojnë orientimin e përgjithshëm të personit që testohet sipas dy bazave: i majtë/e djathtë dhe liridashës/autoritar. Arsyeja se pse është zgjedhur kjo mënyrë e përcaktimit të orientimeve politike është për shkak se, edhe te e majta edhe te e djathta ekzistojnë orientime politike liridashëse dhe autoritare. Pas dhënies përgjigje në të gjitha pyetjet e testit, do të mund ta shihni se në cilin segment ideologjik bëni pjesë, në segmentin e të majtës liridashëse, të majtës autoritare, të djathtës autoritare ose të djathtës liridashëse.

Gjatë dhënies së përgjigjes në pyetjet e dhëna, mund të zgjidhet njëra nga katër përgjigjet e ofruara:

Secila nga përgjigjet e ofruara sjell numër të caktuar pikësh që e lëvizin pikën e orientimit të përgjithshëm ideologjik në të majtë ose në të djathtë, gjegjësisht lartë ose poshtë nëpër boshte. Të gjitha pyetjet nuk sjellin numër të njëjtë pikësh, por ato më thelbësoret sjellin më shumë, ndërsa ato më pak thelbësoret sjellin më pak pikë. Nuk është paraparë përgjigje “nuk e di”, për shkak se shumë shpesh njerëzit kanë prirje për t’u përgjigjur me “nuk e di”, për arsye të thejshtë se ai është opcioni më i lehtë që e kanë në dispozicion kur ballafaqohen me situatë që të përgjigjen në ndonjë pyetje për të cilën nuk kanë menduar më parë dhe nuk kanë formuar qëndrim. Për shkak se nuk është ofruar opcioni “nuk e di”, njerëzit do të nxiten të mendojnë dhe të zgjedhin një opcion sipas preferencës së tyre.

Personat që testohen, pikën e orientimit të përgjithshëm ideologjik do të mund ta shohin pasi të përgjigjen në të gjitha pyetjet e testit.

Spektri politik është bërë në bazë të Kompasit politik. Me këtë rast, është bërë përpjekje që të përmirësohet edhe relevanca e pyetjeve, e poashtu edhe të bëhet përshtatja me rrethanat dhe specifikat e Republikës së Maqedonisë.